
Vlora çitaku, ish-deputete e PDK, ka kritikuar Albin Kurtin, kryeministër në detyrë.
Ajo ka vlerësuar se Kurti nuk mund të tregojë asnjë projekt.
Postimi i plotë:
Gjatë qeverisjes së tij, Albin Kurti ka menaxhuar mbi 20 miliardë euro të buxhetit të Republikës së Kosovës.
E megjithatë, nuk mund të tregojë as edhe një projekt të vetëm kapital të nisur dhe të përfunduar nga qeveria e tij.
Gjashtë vite pushtet. Gjashtë vite arsyetime. Gjashtë vite stagnim.
Ndërkohë, qytetarët përballen me çmime më të larta, energji më të shtrenjtë, mungesë investimesh dhe një valë të vazhdueshme largimi të të rinjve nga vendi.
Kosova meriton më shumë se sa propagandë dhe justifikime.
Më 7 Qershor, t’i themi stop stagnimit.
T’i themi stop krizës.
T’i themi po ndryshimit.
Bashkë. Përpara.



