Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka deklaruar në emisionin se Qeveria ka pasur të gjitha instrumentet ligjore për të shpallur Listën Serbe organizatë terroriste, nëse do ta kishte vlerësuar të tillë.

Nuk e kanë bërë këtë dhe janë duke e luftuar politikisht, por jo ligjërisht. Kjo është një betejë politike që më së shumti i konvenon Listës Serbe dhe e forcon atë. Ky nuk është mendim i imi, por këtë e thonë akterët politikë që janë kundërshtarë të Listës Serbe. Vetë Nenad Rashiq deklaroi hapur se kjo betejë po ndikon në fuqizimin dhe faktorizimin e Listës Serbe. Në fund të fundit, janë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë ata që i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, sepse jetojmë në demokraci”, tha ajo për “Real Talk me Maxhunin”.

banner

Çitaku kujtoi se edhe gjatë kohës kur PDK ka qenë në pushtet, përfaqësues të komunitetit serb, përfshirë Nenad Rashiqin, kanë qenë pjesë e qeverisë, duke theksuar se është absurde të mendohet se me veprime politike mund të ndryshohet mënyra se si votojnë qytetarët serbë.

PDK, kur ka bashkëqeverisur, ka pasur brenda qeverisë Nenad Rashiqin, pastaj edhe përfaqësues të tjerë. Nuk i zgjedhim ne, nuk votojmë ne. Është absurde të mendohet se me veprime politike do të mund të ndikojmë se si votojnë dhe përzgjedhin qytetarët serbë. Mund t’i kem preferencat e mia, por kjo nuk do të thotë asgjë në fund të ditës”, theksoi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.