Deda kritikon Osmanin e VV: Ata që e kanë shkelë Kushtetutën më së shumti po e mbrojnë tani

Ish-deputeti Ilir Deda ka komentuar debatet e fundit rreth natyrës së shtetit dhe shoqërisë së Kosovës, si dhe rolin e partive politike në konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, kur premisa është gabim, çdo gjë tjetër gjithashtu dalin gabim. “Në bazë të pikënisjes së gabuar shtrohen dilema të gabuara, dhe përfundojmë në konkluzione qesharake”, ka thënë Deda.

banner

Ai thekson se gjithë energjia e shpenzuar në diskutime “të zjarrta” për veto apo ndikim politik është e kotë. Sipas tij, ka paradoks në situatën ku ata që shpesh e shkelin Kushtetutën tani pretendojnë ta mbrojnë atë.

Deda përmend edhe rolin e presidentes, të cilën e cilëson të heshtur dhe aktive vetëm kur mund të përfitojë kredenciale patriotike.

Ai shton se për çështjet e Kuvendit, nuk mund të përdoren si argument rrethanat para vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014 dhe të përsëritura në 2025, veçanërisht rastet kur Kosova nuk kishte ende Kushtetutë, Gjykatë Kushtetuese, apo status shtetëror – periudha e UNMIK-ut.

Postimi i tij i plotë:

Kur premisa është gabim, çdo gjë tjetër vazhdon gabim. Dhe në bazë të pikënisjes së gabuar shtrohen dilema të gabuara, dhe përfundojmë në konkluzione qesharake.

Kështu pra dhezim debate “të zjarrta” se çfarë shteti apo shoqërie është Kosova, apo a ka veto apo jo një parti politike në konstituim të Kuvendit.

Gjithë kjo energji e shpenzuar kot.

Me paradoks që vret ku “mbrojtjen e Kushtetutës” po e bëjnë ata që e shkelën më së shumti.

Apo, si Presidentja e heshtur, që flet veç kur ka nevojë të merr pak pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit.

Po ndalem veç te një pjesë – për Kuvend NUK mund të mirret si argument asnjë rrethanë para aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014 dhe të përsëritura në 2025 – sidomos jo ato raste kur Kosova nuk ka pasë as Kushtetutë e as Gjykatë Kushtetuese, e as që ka qenë shtet – pra, gjatë kohës së UNIMKut.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.