
Publicisti Fatos Lubonja ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të konsiderohen plotësisht të lira për shkak të, sipas tij, kapjes së institucioneve nga pushteti.
Ai ka deklaruar se kërkesa e protestuesve për krijimin e një qeverie teknike synon të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes reformimit të institucioneve që, sipas tij, janë prekur nga ndikimet politike, shkruan KOHA.
Është thënë vazhdimisht që në këtë regjim që ka ngritur Rama nuk janë zgjedhje të lira sepse ky i ka kapur sepse ka aktivizuar krimin e organizuar, oligarkët kanë punëtorët e tyre dhe mbi 50 përqindëshin e siguron përmes këtyre. Kërkesa që kanë dhënë protestuesit për ta evituar këtë është ideja e një qeverie teknike e cila duhet të bëjë pastrimin nga të gjitha ato metastazat që janë hapur në Shqipëri, në institucione, që mundet ta bëjnë të pamundur zgjedhjen e lirë, duke e përfshirë edhe Policinë”.
Sipas Lubonjës, vetëm përmes një procesi të tillë mund të krijohen garanci më të mëdha për zgjedhje të lira.
“Nëse realizohet dorëheqja dhe qeveria teknike, mund të garantohet pak a shumë zgjedhja e lirë” – shtoi ai.



