
Sondazhi global tregon se Azerbajxhani kryeson listën ndërsa Serbia ka mbështetjen më të lartë për Vladimir Putinin.
Organizata ndërkombëtare e matjes së opinionit publik “Gallup International” ka publikuar së fundmi rezultatet e një sondazhi global mbi perceptimin e qytetarëve për liderët politikë botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas të dhënave të publikuara, Kosova renditet ndër pesë shtetet me nivelin më të lartë të opinionit pozitiv për Donald Trumpin, me rreth 27 për qind të të anketuarve që shprehin vlerësim pozitiv për të. Para Kosovës në këtë listë qëndrojnë Azerbajxhani me 40 për qind, Kenia me 34 për qind, Gjeorgjia me 32 për qind dhe Siria me 31 për qind
Ndërkohë, sa i përket perceptimit për presidentin rus Vladimir Putin, Serbia rezulton vendi me përqindjen më të lartë të mbështetjes pozitive ndaj tij, e ndjekur nga India, Azerbajxhani, Pakistani dhe Malajzia
Sondazhi i “Gallup International” përfshin dhjetëra shtete në mbarë botën dhe mat perceptimet e qytetarëve për figurat kryesore politike ndërkombëtare, duke reflektuar dallime të mëdha në qëndrime sipas rajoneve dhe kontekstit politik të secilit vend.



