Gashani mohon se hoqi fotografinë e presidentes Osmani nga zyra: Dezinformatat dhe shpifjet nuk kalojnë!

Ministri i Kulturës, Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka mohuar raportimet se ka hequr fotografinë e presidentes Vjosa Osmani.

Sipas Gashanit, ky lajm është dezinformatë.

banner

“Qytetarë të dashur,

Po qarkullon kjo dezinformatë që po e shihni më poshtë.

Dua t’ju siguroj të gjithëve se kjo natyrisht se nuk është e vërtetë dhe bashkë me stafin tim jam duke e përgatitur padinë kundër kësaj gazete dhe kundër mediave që po e shpërndajnë këtë përpjekje për baltosjen e institucionit të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë si dhe të personalitetit tim.

Dezinformatat, shpifjet, gënjeshtrat e sulmet me to, NUK KALOJNË.

Shihemi!” – ka shkruar Gashani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.