Gjykata i dënon me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit për “Banjskën”, njëri me 30 vjet

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit për sulmin terrorist në “Banjskë”, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, ndërsa Dushan Maksimoviqin e ka dënuar me 30 vjet burgim. 

Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast, shkruan KOHA.

banner

Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë, fillimisht bllokoi urën në fshatin Banjskë të Zveçanit, e më pas sulmoi policët që shkuan në vendngjarje për ta hequr kamionin nga rruga. 

Gjatë sulmit të serbëve të armatosur u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë policë. 

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, synimi i sulmuesve ishte që ta ndanin veriun nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.