
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, pas akuzave të këtij të fundit ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
Në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj ka pretenduar se Krasniqi po i sulmon Haradinajn dhe Lushtakun për shkak se ata nuk i nënshtrohen pushtetit dhe flasin hapur kundër tij.
“Pse duhet ky me sulmu Dautin ose Saminë? Se këta s’po tuten, po ua thonë disa sene. Ka njerëz që s’tuten në këtë vend. Pra, nuk është kah i sulmon ata për këto që po i thotë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka drejtuar akuza edhe ndaj Krasniqit dhe zyrtarëve të tjerë të pushtetit, duke i lidhur sulmet ndaj Haradinajt dhe Lushtakut me, siç është shprehur, mosnënshtrimin e tyre.
“Po ju siguroj që ky është multimilioner, ky dhe këta tjerët si ky. Klubi i tyre, lidhja e shkurtër e korrupsionit. Mirëpo është duke i sulmuar se dikush nuk po iu nënshtrohet”, ka thënë Haradinaj.



