
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në emisionin Rubikon në Klan Kosova se Vetëvendosje nuk i ka kërkuar votë për Donika Gërvallën, për të cilën tha se për disa arsye ndoshta do të lëkundej dhe do ta votonte. Ai theksoi se, në vend të saj, i çuan njerëz për Rashiqin.
“Paramendoni, këta më kanë lype votë për Rashiqin e jo për Donika Gërvallën. Më kanë çu njerëz. As për Albulena Haxhiun nuk më kanë lypë. Për Rashiqin më kanë lypë, jo për vajzën e Jusuf Gërvallës. E di që kjo i iriton votuesit e mi, po nashta isha ligë diqysh, kur e kisha kujtu nanën Ajshe, kisha thanë hajt.” – ka thënë ai.



