Haziri paralajmëron: Ka me iu dalë tymi atyre që LDK-së iu largohen nga bashkëpunimi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit të premten tha se oferta për bashkëqeverisje me LDK-në “nuk është pak”. 

Haziri e ka quajtur kontroverse LVV-në duke thënë se deklaratat e Kurtit bien ndesh. Ai ka theksuar se LDK-ja i qëndron pas deklarimit për votimin e një presidenti konsensual.  

banner

“Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’. LDK ka dal dje nga procesi i bashkëpunimit si ofertë drejt shkaktimit të proceseve politike. Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri”, ka shkruar ai në Facebook.

Haziri ka shtuar se hapi i parë është konstituimi i Kuvendit. 

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejtë. Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo” – ka shkruar Haziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.