Haziri: Po gjykohet UÇK-ja, jo individët – Rubin bëri kthesë të madhe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se një dëshmi e fundit ka sjellë një kthesë të madhe në rastin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Haziri theksoi se ky proces tashmë ka kaluar çdo afat të arsyeshëm kohor dhe se drejtësia po vonohet tepër.

banner

“James Rubin ka shkaktuar kthesën e madhe. Mbrojtja e Kosovës në këtë rast, po përballet me 400 dëshmitarë që prokuroria i ka pasur deri tani. Këto dhoma të specializuara kanë marrë 5 vite kohë. Shumë gjatë ka kaluar. Një mekanizëm i drejtësisë që ka humbur besimin. Po gjykohet UÇK dhe jo individë të saj. Këto muajt e fundit, mbrojtja dhe dhomat e specializuara të tregojnë pastërtinë e UÇK. Lufta ka qenë e pastë, por nga ana tjetër, unë pres edhe drejtësi”, është shprehur Haziri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.