
Elvis Hoxhaj, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka pasur fjalë lavdëruese për punën e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Në një intervistë për A2 CNN, Hoxhaj u pyet nëse e dëshironte Osmanin për presidente edhe një mandat.
Hoxhaj tha se “unë doja që kur të futej (në garë v.j.) Vjosa Osmani ta kishte të garantuar zgjedhjen”.
“Unë doja që kur të futej Vjosa Osmani ta kishte të garantuar zgjedhjen… Ka pasur një personalitet shumë të fuqishëm, që ka krijuar me kohën, ka pasur një goxha koordinim me kryeministrin, me kryetarin e Kuvendit. Unë e vlerësoj si një nga figurat që ka bërë goxha punë edhe në aspektin ndërkombëtar, ka pasur prezencë” – tha Hoxha, ndër të tjera.



