
Ish-diplomati amerikan, Jonathan Moore, ka deklaruar se vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën është rezultat i mosangazhimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sipas tij nuk po e bën punën e tij dhe po tregon sjellje shumë negative.
Moore thekson se këto sjellje të Kurtit janë të drejtuara jo vetëm kundër SHBA-së, por edhe kundër vetë Kosovës.
“Ky është rezultat i sjelljes si të z. Kurti ashtu edhe të të tjerëve në nivel të lartë në Kosovë”, ka thënë Moore.
Ai ka shtuar se për shkak të mos reflektimit të Kurtit, përfshirë edhe ndaj kërkesave të ish-ambasadorit Jeff Hovenier, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës kanë degraduar ndjeshëm, veçanërisht tani që Donald Trump është rikthyer në pushtet.
“Por tre e më shumë vjet pa përparim sepse Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër nuk donte të reagonte pozitivisht, ai nuk e bëri punën e tij, dhe pasojat e kësaj janë që marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Prishtinës janë shumë të këqija edhe tani në administratën Trump”, ka thënë Moore.



