Konjufca paralajmëron: Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Glauk Konjufca, ministër në detyrë i MPJD-së, ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë.

Konjufca ka theksuar se Albin Kurti, kryeministër në detyrë, do t’u drejtohet sërish tri partive opozitare.

banner

“Unë mendoj që konstituimi mund të zgjasë më shumë se një ditë. Kurti do t’u drejtohet sërish, kurrë nuk do të lodhemi nga dialogu politik, do të vazhdojnë përpjekjet edhe PDK-ja, edhe LDK-ja e AAK-ja. Çdo dëm që ju po e konsideroni është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit dhe ndaj deputetëve tanë. A thonit keq edhe atëherë? Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm sesa të shkohet në zgjedhje të reja, të dy këto dëme janë më të mëdha. Nuk është duke u shkelur Kushtetuta”, deklaroi Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.