
Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Greqisë, ka folur rreth ndryshimeve gjeopolitike, ku ka përmendur edhe Turqinë.
Gjatë Samitit të NATO-s, që u organizua në Ankara të Turqisë, Mitsotakis ka bërë një deklaratë, që mund të konsiderohet provokative.

Ai ka akuzuar Turqinë për kërcënim të hapur për luftë.
“Një aleancë duhet të bazohet në parimin themelor të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në një kohë kur vendi im ende përballet me një kërcënim të hapur lufte nga Turqia, nëse ne vendosim të ushtrojmë një të drejtë ligjore, duhet të merren parasysh ndjeshmëritë e të gjithë aleatëve të NATO-s” – tha Mitsotakis, transmeton Gazeta Politika.



