
Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD, ka folur për zhvillimet politike në Kosovë.
Ajo në emisionin “DPT te Fidani” tha që mënyra se si Kurti po e ushtron pushtetin është “sëmundje”.
Kuçi gjithashtu u shpreh se ata nuk kanë frikë nga Kurti, por tha se dikush tjetër ka, përcjell Klankosova.tv.
“Sëmundja e pushtetit të Kurtit është sëmundje shumë e dëmshme, e cila duhet sa më shpejt të trajtohet. Ne Kurtit nuk i tuteni, Kurtit i tutet dikush tjetër, krejt opozita parlamentare, sepse janë në rehatinë e vet” – u shpreh Kuçi.



