
Shala hedh poshtë raportimet për largimin dhe se ka pakënaqësi brenda LDK-së.
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka demantuar raportimin e gazetarit Arben Ahmeti, i cili kishte deklaruar se ai dhe Gazmend Muhaxheri kanë dhënë dorëheqje nga strukturat e partisë.
Shala ka bërë të qartë se lajmet për largimin e tij nuk janë të vërteta, duke mohuar edhe pretendimet për pakënaqësi të brendshme në LDK.
“Nëse vetëm një person do të mbetet në LDK, ai do të jem unë”, është shprehur ai, duke nënvizuar përkushtimin e tij ndaj partisë.
Ndryshe, Ahmeti kishte raportuar në Kanal 10 se brenda LDK-së ka zhvillime të mëdha dhe se dy zyrtarët janë të pakënaqur me drejtimin e partisë nga Lumir Abdixhiku.



