
Albin Kurti, kryetar i VV-së, ka takuar disa të rinj, të cilët i ka prezantuar si vullnetarë të VV-së.
Kurti me ta ka pirë kafe, ndërsa ka treguar numrin e vullnetarëve të regjistruar.
Kurti ka pasur fjalë të mëdha për vullnetarët.
“Me rininë, me vullnetarët e Lëvizjes në këtë fushatë që tashmë janë mbi 1000, me djem e vajza punëtorë të qetë sepse në prapavijë, por plot energji për nga angazhimi e kontributi madhor i secilës dhe secilit” – ka shkruar Kurti.



