
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me ushtrimet e ushtrisë së Serbisë përreth kufirit të Kosovës.
Sipas Kurtit, provokimet agresive rreth kufirit po shtohen.
“Provokimet agresive rreth kufirit po shtohen… Përshtypja jonë është që vjen nga dy dëshpërime të fqinjit tonë verior. I pari është që nuk kanë një strukturë të brendshme… E dyta është se e kanë kuptuar se nuk mund ta mbajnë peng krejt rajonin për integrime në Bashkimin Evropian. Pra Brukseli si kryeqytet i dyfishtë, i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po thotë kush dëshiron të vijë do t’i krijohen shanset, por duhet t’i bëhen detyrat e shtëpisë. Kush nuk dëshiron të vijë nuk mund t’i pengojë të tjerët dhe kjo i ka acaruar shumë serbët sepse ata e kanë pas privilegjin që pa neve nuk mund të shkonin askund. Kjo është një dëshpërim i dyfishtë”, ka thënë ai.



