Kurti: Qytetarët nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje – do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet me partitë e tjera për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Kurti ka bërë të ditur se është në komunikim me liderët e partive të tjera dhe se do të përpiqet çdo ditë për arritjen e një marrëveshjeje.

banner

Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”, ka thënë Kurti. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.