Kurti: Serbia na ka pamatshëm borxh, me forcimin e shtetit i dalim zot popullit

Kryeministri në detyrë kërkon më shumë angazhim për ndëshkimin e kriminelëve të luftës.

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka nderuar 280 martirët nga Vërboci dhe fshatrat përreth, si dhe 42 dëshmorët që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

banner

Në një deklarim për media, Kurti tha se ka përparime në ndjekjen e krimeve të luftës, duke theksuar se kriminelët serbë po arrestohen dhe po gjykohen, edhe në mungesë.

“Po arrestohen, ose po gjykohen në mungesë, dhe ka përparime edhe sa i përket zbardhjes së të pagjeturve, të zhdukur me dhunë, por edhe sa i përket ndëshkimit të kriminelëve të Serbisë. Duhet të bëhet më shumë nga Prokuroria dhe Gjyqësori, duhet të veprohet më shpejt, për shkak se njëmend dëshmitë materiale janë këtu, por në anën tjetër dëshmitarët po plaken”, ka deklaruar ai.

Kurti theksoi gjithashtu se Kosova është më e fortë se kurrë, duke nënvizuar rritjen e kapaciteteve të sigurisë në vend.

“Në anën tjetër Kosova është më e fortë se kurrë. Ushtria dhe Policia edhe për nga aftësitë, edhe për nga madhësia janë në nivel të lartë, dhe kurrë më askush nuk guxon të ia mësyjë të vrajë pleq e fëmijë, burra e gra”, u shpreh ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.