
Kushtrim Sadiku, moderator në Kanal 10, ka folur rreth pretendimeve se ishte i dehur gjatë një moderimi të emisionit rreth betejës së Koshares.
Ai ka shkruar se kjo nuk është e vërtetë.
Tutje, ai ka dhënë dy arsye për komplikimet gjatë emisionit.
“Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt” – ka shkruar ai, ndër të tjera.



