Lajmrohet Grabovci: Rama po e mbron UÇK-në, Qeveria e Kosovës jo

Ish-deputeti Adem Grabovci ka shprehur kritika ndaj institucioneve aktuale të vendit, duke thënë se ato nuk kanë bërë asgjë për ta ndërkombëtarizuar çështjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Në të njëjtën kohë, Grabovci vlerëson rolin e Shqipërisë dhe veçanërisht të kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar angazhimin e tij me pasivitetin e institucioneve të Kosovës.

banner

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, nuk a ka ndërkombëtarizuar aspak këtë çështje asnjëherë gjë që është shumë negative sepse edhe shtetet fqinje e kanë përmendur shumë këtë proces, fatbardhësisht po e bën më përkushtim të jashtëzakonshëm sidomos Edi Rama i cili është munduar shumë me të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion në krahasim me qeveritarët tanë”, tha Grabovci për Front Online.

Ai gjithashtu theksoi se është obligim i çdo shqiptari të japë kontribut për të dëshmuar luftën e pastër të UÇK-së.

“Po bëhet përpjekje për tu njollosur lufta jona, dhe është duke u gjykuar populli jonë dhe e drejta jonë për e fituar me shumë mund dhe sakrifica. E kemi obligim të gjithë si shqiptarë për të dhënë kontributin tonë e sidomos institucionet e vendit”, tha ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.