
Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, ka folur në lidhje me Ligjin për Gjykatën Speciale, i cili tashmë do të rishkruhet sërish pas marrëveshjes mes VV-së dhe PDK-së.
Duke folur në KTV, Osmani ka kritikuar ashpër këtë nismë ligjore.
Sipas Osmanit, ligji krijon dëm jashtëzakonisht të madh për Kosovën në nivelin ndërkombëtar, ndërsa “efektin juridik e ka zero”.
“Në esencë ne i kemi paralajmëruar edhe ditën kur ky ligj erdhi në lexim të parë, por edhe më vonë, edhe vazhdimisht që ligji, lerë që ligji s’është në përputhje me Kushtetutën, lërë që nuk është në përputhje me obligimet ndërkombëtare që Kosova i ka marrë në vitin 2014 me një marrëveshje ndërkombëtare, pra shkëmbimit të notave mes presidentes së atëhershëm dhe përfaqësuese të lartë të BE-së, por në të njëjtën kohë edhe i krijon një dëm jashtëzakonisht të madh Kosovës ndërkombëtarisht, përderisa efektin juridik e ka zero” – tha Osmani, transmeton Gazeta Politika.
“Jam e bindur që edhe do t’i dëmtojë ata në Apel” – shtoi Osmani.



