
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të siguruara nga ShBA përmes programit shtet më shtet Foreign Military Sale (FMS).
Sipas ministrit, ky kapacitet i ri do të forcojë më tej aftësitë e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot, duke rritur kapacitetin operativ dhe mbështetjen për misionet e saj.
Maqedonci theksoi gjithashtu se bashkëpunimi mes Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes po zgjerohet çdo ditë, duke e konsideruar këtë si një dëshmi të partneritetit strategjik mes dy vendeve.



