
Murati tregon pse VV-ja votoi Vujeviqin e Listës Serbe: Plotësuam kërkesën e Gjykatës Kushtetuese
Hekuran Murati, deputet i VV-së, ka folur në lidhje me votimin e Tanja Vujeviqit, deputete e Listës Serbe, për nënkryetare të Kuvendit.
Murati ka thënë se e plotësuan një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se nuk i votuan kandidatët e tjerë.
“Sic e patë, ishte kandidatja e fundit që u prezantua. Të gjithë kandidatët e tjerë i votuam kundër, mirëpo Gjykata Kushtetuese ka thënë që një duhet të votohet patjetër. Atë e bëmë pra, e plotësuam kërkesën e Gjykatës Speciale, e cila ka thënë se një pozitë e tillë i takon komunitetit serb joshumicë e në rastin konkret, meqenëse Lista Serbe përfaqëson shumicën e deputetëve, duhet patjetër t’u takojë atyre” – tha Murati.



