
Naim Tërnava, myfti i Kosovës, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Tërnava ka vlerësuar se ngërçi aktual politik duhet te tejkalohet.
“Po me doket që duhet me u shkru një hajmali, një hajmali kogja të gjatë ndoshta ju bën mirë. Sigurisht se kjo gjendje shqetëson çdonjërin prej neve. Ne duhet te kemi institucione sa më shpejt, ne nuk jemi shtet i fort si Italia, Gjermania apo Zvicra, por jemi Kosovë”, ka deklaruar Tërnava në Nacionale.
“Politikanët duhet ta gjejnë gjuhen e përbashkët, gjuhen e dialogut. Sepse kjo është e vetmja rrugë që e qon Kosovën përpara. Mospajtime partiake nuk guxojnë ta prekur asnjëherë interesin nacional të Kosovës. Duhet të tejkalohen ato ngërçet politike, sepse Zoti këtu na ka falë, banorë të këtyre trojeve jemi ne”, është shprehur ai.



