
Për orën 19:00 është caktuar vazhdimi i tretë i seancës për zgjedhjen e presidentit, transmeton KOHA.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shtyu seancën në mëngjes me arsyetimin se po i pret deputetët e opozitës, për çka tha se e kanë obligim pjesëmarrjen.
Të njëjtën e bëri edhe në seancën e pasdites për në mbrëmje.
Në rast moszgjedhjeje të presidentit deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare.



