Osmani sërish me video me Rugovën në sfond, thumbon Kurtin dhe sqaron takimet me qytetarë

Ish-presidentja i quan “dezinformata” pretendimet dhe lëshon thumb ndaj Kurtit.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video të re, përmes së cilës ka reaguar ndaj kritikave se takimet me qytetarë i ka intensifikuar vetëm kohët e fundit.

banner

Osmani i ka quajtur këto pretendime “dezinformata”, duke theksuar se angazhimi i saj me qytetarët ka qenë i vazhdueshëm gjatë gjithë mandatit të saj si presidente.

“Përgjatë pesë viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e marxhinalizuara, kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë. Vizita në fshatra e lagje të ndryshme, në kopshte, në shkolla, në spitale, në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë. Dhe po, edhe në shoqatën e zjarrfikësve. Këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë”, ka deklaruar ajo.

Në video, Osmani është shfaqur sërish me një fotografi të Ibrahim Rugova në sfond.

Përmes deklaratës së saj, ajo ka lëshuar edhe një thumb të lehtë ndaj kryeministrit Albin Kurti, në mes të tensioneve të fundit politike në vend.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.