
Pal Lekaj, ish-deputet i AAK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Ai ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Lekajt, Kurti ka dështuar.
“Ai është shitur mjaft patriot, por deri më sot pothuajse çdo veprim që paraprakisht e ka proklamuar ka dështuar dhe ka tradhtuar vetveten, e ka tradhtuar edhe fitoren, por e ka tradhtuar edhe vizionin e vet”, ka thënë Lekaj në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.



