
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar sot miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, duke theksuar se ky akt, përtej dimensionit juridik, ishte shprehje e guximit dhe vendosmërisë së popullit për Kosovën Republikë.
Përmes një postimi në Facebook, PDK thekson se Kushtetuta e Kaçanikut përfaqësonte bashkimin qytetar kundër represionit dhe diskriminimit në rrethanat e kohës.
“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë”, thuhet në postim.
Sipas PDK-së, “Kushtetuta e Kaçanikut, jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme. Mirënjohje dhe nderime për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”.



