
Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka folur me tone të larta vlerësuese për ish-shefin e tij, Hashim Thaçin, i cili po përballet me procesin gjyqësor në Hagë.
Në një deklaratë të tij, Buja tha se historia e Kosovës nuk ka njohur një figurë më të madhe në planin diplomatik dhe politik sesa Thaçi, duke theksuar se ai sot po përballet me “betejën e fundit për çështjen e lirisë së Kosovës”.
“Mund të themi çka të duam, mund të mos e kemi simpatik, mund të mos e duam, është njerëzore fundja, por a ka pasë historia njeri më të madh? Lerma Adem Jasharin, ai e ka vendin e vet, por në botën e realizimit, në sfondin diplomatik për qëllimin e Kosovës, për fat të keq as sot nuk kemi, as nuk kemi pasë përpara. Ai po e vuan, ose po e realizon betejën e fundit për çështjen e lirisë së Kosovës”, është shprehur Ramë Buja.



