Reuters për konferencën në Spanjë, ku Kurti foli: Mbledhje moblizuese kundër ekstremit të djathtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qendruar në Barcelonë të Spanjës, ku po mbahet takimi i të majtës globale.

Në këtë “Mobilizim global të progresistëve”, Kurti ka mbajtur një fjalim.

banner

Në lidhje me këtë organizim ka raportuar edhe mediumi i famshëm “Reuters”.

Sipas Reuters, ky takim është një nismë botërore mobilizuese e të majtës kundër të dajthtës ekstreme.

“E lindur si një “zgjim” për socialistët evropianë pas rritjes së së djathtës ekstreme në zgjedhjet e BE-së në “itin 2024, qëllimi i të ashtuquajturës “Mobilizimi Global Progresiv”, që nis të premten, është të mobilizojë mbështetësit e ideve të majta, duke kulmuar me një deklaratë për veprime të përbashkëta mbi objektiva që variojnë nga mbrojtja e demokracisë deri te tranzicioni i gjelbër, thanë organizatorët.

Një tubim i dytë të shtunën – i titulluar “Në mbrojtje të demokracisë” – organizohet nga qeveria spanjolle dhe është edicioni i katërt i një samiti të nisur nga Lula dhe Sanchez në vitin 2024.

“TË TREGOHET SE KA NJË ALTERNATIVË”

Të dy liderët janë kritikë të zëshëm të administratës Trump – me Sanchez që ka qenë veçanërisht i hapur në kritikat ndaj luftës në Iran – dhe të dy përballen me sfida në rritje nga e djathta ekstreme në garat e ardhshme zgjedhore” – shkruan Reuters, ndër të tjera.

Në artikull tregohen pjesëmarrësit, duke theksuar se takimin në fund të së shtunës do ta mbyllin mbyllin Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës, dhe ​Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti i Brazilit, dy kritikë të njohur të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.