Rrahmani: Albin Kurti po e mban pushtetin në mënyre të dhunshme dhe autoritare

Eman Rrahmani, deputet i PDK, ka kritikuar Albin Kurtin, kryeministër në detyrë.

Rrahmani ka vlerësuar se Kurti po e mban pushtetin dhunshëm.

banner

Postimi i plotë:

Arsyeja pse nuk po konstituohet Kuvendi dhe nuk po formohet Qeveria është vetëm një, ai nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë, ai dëshiron të kontrolloi çdo gjë. Albin Kurti është duke e mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme dhe autoritare.

Vetëvendosje ka 53 deputetë, ndërsa pakicat joserbe i kanë 10 deputetë. Dy prej tyre tashmë kanë konfirmuar se nuk do të votojnë për Albin Kurtin. Deri sot, përveç këtyre dy deputetëve, me asnjë nga partitë e pakicave nuk ka koalicion.

Për të pasur qeverisje, ai duhet t’i japë secilit subjekt të pakicave nga një ministri e shumë prej tyre edhe zëvendësministra e këshilltarë, ashtu siç e ka bërë çdo herë, për 8 deputet diku 6 ministri per pakicat jo serbe, plus 1 ministri për Nenad Rashiqin. Ai po e shfrytëzon këtë situatë për ta mbajtur pushtetin e plotë aq sa do ta tolerojmë ne.

Andaj, duhet mobilizim edhe më i madh për ta kthyer ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në Republikë.

Ai e di shumë mirë se nuk mund të ketë qeverisje me 61 deputetë. Ajo qeverisje do të ishte e varur nga ata 61 deputetë dhe do ta kishte të pamundur t’i plotësonte kërkesat dhe interesat e të gjithë këtyre njerëzve.

Andaj, për të është më e lehtë të plotësojë vetëm një ambicie, ambicien e Albin Kurtit për të kontrolluar çdo gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.