Rrahmani: Haxhiu e Gërvalla, dy financueset e Shkëlzen Gashit, s’lejuan debat – Gashi e Gjinovci janë fytyra e Kurtit

Eman Rrahmani, deputet i PDK-së, ka komentuar zhvillimet në Kuvend.

Ai ka shkruar dy statuse. Në të parin, Rrahmani ka shkruar se Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci janë fytya dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit.

banner

Postimi i plotë:

E kam thënë edhe më herët, dhe kjo u dëshmua sot në Kuvend nga Vetëvendosje, me mosvotimin për të diskutuar rreth këtyre veprimeve.

Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë.

Sot në Kuvend, financuesja e ekspozitës, Albulena Haxhiu, dhe Vetëvendosje dolën në mbrojtje të ekspozitës, duke mos lejuar debat në Kuvend për këtë çështje.

Ndërsa në statusin e dytë, Rrahmani ka komentuar përplasjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, dhe ministres Donika Gërvalla me kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvend, fjalën e lirë e penguan dy financueset e propagandës së Shkëlzen Gashit, Donika Gërvalla, e cila ka financuar me 15 mijë euro, dhe Albulena Haxhiu, e cila ka financuar me 5 mijë euro.

Pra, nga njëra anë ndalin fjalën e deputetëve, ndërsa nga ana tjetër mbështesin Shkëlzen Gashin, librin e tij dhe ekspozitën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.