Seanca konstituive e Kuvendin vazhdon sot në ora 11:00

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot (8 gusht) në orën 11:00, pavarësisht se afati i përcaktuar për përfundimin e procesit të konstituimit ka skaduar mbrëmë në mesnatë, shkruan KOHA.

Caktimi i vazhdimit të seancës përtej afatit ka nxitur reagime të shumta nga partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kërkuar që konstituimi i Kuvendit të përfundojë brenda afatit kushtetues.

banner

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca qëndruan deri në orët e vona në Kuvend, duke kërkuar që seanca të mbyllej para orës 00:00. Deputetë të PDK-së e Aleancës u përpoqën të hyjnë në sallën plenare, por dera ishte e mbyllur. Megjithatë, të tria partitë nuk kanë treguar nëse do ta bojkotojnë seancën e sotme. 

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme i ka ofruar PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të pjesëmarrjes së saj në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.