
Sahide Gashi, prokurore në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka dhënë detaje rreth aksionit në laboratorin e drogës, i cili u zbulua këtë të shtunë në Jabllanicë të Vogël në Pejë.
Prokurorja Gashi ka theksuar se operacioni është realizuar pas pranimit të informatave dhe verifikimit të tyre.
“Kemi marë informata nga puna në terë nga Njësiti i Antidrogës në Pejë, dhe nga burimet e sigurta i kemi konfirmuar fillimisht ato informata dhe pasi kemi siguruar urdhrin e gjykatës kompetente sot Njësiti bashkë me prokurorin e shtetit kemi ardh në kontrollorë në lokacionet e dyshuar e cila ka rezultuar me sukses. Ku kemi gjete lokacionin e saktë, një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, pajisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim. Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyre ilegale e kemi thirrë në vendin e ngjarjes edhe Njësiti i KEDS-it” – ka thënë Gashi për Dukagjinin.
Disa media tashmë kanë publikuar pamje nga brendësia e këtij laboratori.



