
Vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Në lidhje me këtë vrasje ende e pazgjidhur ka folur edhe Skënder Zogaj, që është një nga themeluesit e LDK-së.
Në pyetjen e shumëpërfolur se a është i përfshirë edhe Xhavit Haliti, Zogaj deklaron se ky i fundit nuk është angazhuar sa duhet në zbardhjen e vrasjes. Ai tha se njëri nga vrasësit e Krasniqit është ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi.

“Unë jam i bindur se Fatos Klosi është njëri prej vrasësve” – tha Zogaj.



