Sorensen viziton DASh-in: Siguruam harmonizim në hapat përpara në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Peter Sorensen, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në njoftimin e tij në “X”, Sorensen ka treguar se kanë folur në lidhje me hapat përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

banner

Sipas Sorensenit, takimi me Brendan Hanrahan, zyrtari i lartë i Byrosë së Departamenti të Shtetit, ishte i shkëlqyer.

“Takim i shkëlqyer me zyrtarin e Lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, ka shkruar Sorensen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.