
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, mbledhje e paralajmëruar të enjten nga kryetari Albin Kurti, i cili pritet të konfirmohet si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Më shumë se një javë më parë, kryesuesi i seancës, Dimal Basha, e ka mbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit pa u zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deri më 30 shtator të mos ndërmerret asnjë hap drejt krijimit të institucioneve të reja, duke arsyetuar se veprimet e parakohshme mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme.



