Surroi: Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se sfida kryesore e sigurisë për Kosovën është që kufiri me Serbinë të mos shndërrohet në vijë ndarëse mes botës perëndimore dhe asaj euroaziatike, por që i gjithë rajoni të bëhet pjesë e hapësirës së përbashkët evropiane të sigurisë.

Gjatë bashkëbisedimit në podcastin “PIKË” me hulumtuesen Lura Pollozhani, Surroi theksoi rëndësinë e orientimit strategjik të Kosovës drejt Perëndimit dhe integrimit në strukturat evropiane të sigurisë dhe politikës.

banner

Ai foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se kjo lidhje është e qëndrueshme dhe nuk lidhet me individë apo administrata të caktuara.

“Natyrisht ne kemi një lidhje të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo lidhje e veçantë për Shtetet e Bashkuara e Amerikës nuk është ciklike, as nuk është e personalizuar. Ne e kemi ndërtuar një relacion, i cili nuk lidhet drejtpërsëdrejti me një president, me një parti. ndonëse zhvillimet janë kaq dramatike në botë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që disa prej marrëdhënieve tradicionale kanë, do të rikonfigurohen, do të rigjejnë formën e vet. Unë kam besim… duke qenë i vogëlsi vend i vogël, ne nuk kemi nevojë për shumë analiza shumë të mëdha, por kemi nevojë për të kuptuar thellësinë e ndryshimit historik”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.