Sveçla: Ligji për shtetësinë nuk është diçka e re, por buron nga Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisaarit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj debatit publik për Nenin 31 të ligjit që ka nxitur polemika politike.

Në një konferencë për media, Sveçla tha se ky nen nuk përbën dispozitë të re ligjore, por buron nga Kushtetuta e Kosovës dhe Pakoja e Ahtisaarit.

banner

“Neni 31 nuk është dispozitë e re. Ky nen është pjesë e dispozitave themelore të Kushtetutës së Kosovës”, deklaroi ai.

Sipas Sveçlës, dispozita lidhet me Nenin 155 të Kushtetutës.

Ai tha se e drejta e paraparë në këtë nen nuk është futur nga qeveria aktuale, siç po pretendohet nga opozita.

“Kjo e drejtë nuk është futur apo njohur nga kjo qeveri”, u shpreh Sveçla.

Deklarata e tij vjen pas reagimeve dhe debateve politike rreth dispozitave të ligjit në fjalë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.