Tragjedia në Malishevë, familjarja e viktimave: Nuk mujta as mi puth fëmijtë, jam në gjendje të keqe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit, kanë humbur jetën tre persona nga e njëjta familje.

Sipas Policisë, viktimat janë dy fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeç, si dhe babai i tyre 35-vjeçar.

banner

Për këtë ngjarje ka folur njëra prej familjareve të tre viktimave, e cila ka treguar për rastin.

“Nuk është kurrgjë në rregull në këtë banesë. Më tha gruaja, kunata e vet, më tha dil se janë vdekur. Ishin fëmijët në dorë të kunatës, njëri kënej e tjetri anej. Zakonisht kur provova t’ua prek pulsin, nuk pashë shenja jete dhe kanë shku shpejt. I kam çu në ambulantë për me i kqyr se si janë, por nuk munda as me i puth për herë të fundit. Shumë më kanë dhimtë. E kam djalë të dajës këtë djalin, edhe fëmijët i kam pas si fëmijë të mi. Në gjendje shumë të keqe jam. Dy të kanë qenë të kalltë e të vdekur në vend. Jam mundu me i shti në kerr vetë, por nuk mujsha”, u shpreh familjarja, transmeton Tëvë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.