Vdiq polici Altin Kryeziu, u lëndua në aksident gjatë detyrës

Ka ndërruar jetë Altin Kryeziu, polic i Policisë së Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zyrtarisht Shaqir Uka, drejtor i Mjekimit Intensiv në QKUK.

banner

Për vdekjen e Kryeziut ka shkruar një telegram ngushëllimi Ekrem Kastrati, kryetar i Malishevës.

“I ndjeri nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra në aksident dhe ka humbur jetën në orët e hershme të së dielës”, tha Uka

Postimi i plotë i Ekrem Kastratit:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili, pas aksidentit të ndodhur ditë më parë në krye të detyrës, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kryeziu, kolegët, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Humbja e Altinit është një dhimbje e madhe për familjen dhe një humbje për institucionin e Policisë së Kosovës, të cilit ai i shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm.

Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes së tij, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin për këtë humbje të rëndë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Altin Kryeziun.

Me pikëllim,
Ekrem Kastrati
Kryetar i Komunës së Malishevës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.