Zana Avdiu për mishin e skaduar: Më mirë të ankohen kompanitë nga inspektimet sesa qytetarët të hanë ushqim të skaduar

Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pas ndalimit në Mal të Zi të mbi 24 tonëve mish viçi me afat të skaduar, që ishte destinuar për tregun e Kosovës.

Avdiu ka kërkuar kontrolle të vazhdueshme nga Inspektorati në kompanitë dhe marketet që merren me shitjen e produkteve ushqimore.

“24 ton mish të skaduar kanë pasë me hy në Kosovë. Na e paska ndalë Mali i Zi. E tash po ia nisin mu anku pse Inspektorati po shkon nëpër kompani ushqimore”, ka shkruar Avdiu.

Ajo ka thënë se kontrollet duhet të bëhen çdo ditë në secilin biznes që merret me ushqim.

“Kam thanë edhe ma herët, e po e them prapë: në secilën kompani që merret me ushqim, në çdo market e kudo ku shitet ushqim, Inspektorati duhet me dalë çdo ditë”, ka deklaruar ajo.

Sipas Avdiut, ankesat e kompanive për kontrollet janë më pak të rëndësishme sesa rreziku që konsumatorëve t’u shitet ushqim me afat të skaduar.

“Ma mirë me u anku kompanitë prej inspektimeve, sesa qytetarët me hanger ushqim të skaduar”, ka përfunduar Avdiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.