
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, ka paralajmëruar se kriza politike dhe vonesat në formimin e institucioneve po rrezikojnë investimet e huaja dhe rritjen ekonomike në Kosovë.
Siç shkruan Ekonomia Online, Zeka tha se “sa herë kemi pasur ngërçe politike… kjo ka reflektuar në rritjen ekonomike”, duke përmendur vitet 2014, 2017 dhe 2019.
Zeka theksoi se “investitorët e huaj kanë nevojë për institucione stabile” dhe për siguri që investimet “nuk do të cenohen nga pasiguria politike”.



