
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status në lidhje me strukturat paralele të Serbisë.
Zulfaj ka pretenduar se këto struktura, që “funksionuan për 20 vite në Kosovë”, janë mbyllur në një mandat të Qeverisë Kurti.
“Strukturat paralele të Serbisë që funksionuan për 20 vite në Kosovë, përfshirë 12 vite pas pavarësisë, u mbyllën në një mandat të Qeverisë Kurti” – ka shkruar Zulfaj.



