Ndërron jetë punëtori i KEK-ut që pësoi lëndime në vendin e punës

Korporata Energjetike e Koosvës ka njoftuar se ka vdekur punëtori për të cilin të dielën mbrëma njoftoi se ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punë, shkruan KOHA.

Përmes një postimi në Facebook, KEK-u ka bërë të ditur se 59-vjeçari, Haxhi Gjinovci, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

banner

Ka bërë të ditur se ai ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ).

“Më 16.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij. Haxhi (Selatin) Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga data 15.11.1985 dhe, për më shumë se katër dekada, dha një kontribut të çmuar profesional në Korporatë. Ai do të kujtohet me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale që ndërtoi ndër vite”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.