
Gazetarja vlerëson artisten si motivim për vajzat që ndihen të dorëzuara, duke theksuar rrugëtimin e saj nga dhimbja drejt suksesit.
Gazetarja dhe analistja nl emisionin “Zanat”, Paulina Nushi, ka folur me fjalë tejet motivuese për këngëtaren Dafina Zeqiri, duke e cilësuar atë si një simbol force dhe qëndrueshmërie për shumë vajza dhe gra.
“Çika, kur mendoni me u dorëzu, lëshoni cilëndo këngë të Dafina Zeqirit dhe mendoni që kjo grua e ka kalu ferrin dhe sot triumfon”, u shpreh Nushi, duke theksuar ndikimin emocional dhe frymëzues të muzikës së artistes.
Ajo përmendi se Dafina është përfolur shpesh për jetën e saj private, është gjykuar për paraqitjen dhe lidhjet e saj, madje edhe ka rrëfyer hapur se ka qenë pjesë e një lidhjeje abuzive. Sipas Nushit, emri i këngëtares është lakuar shpesh me qëllim të “fundosjes”, por në vend që të dobësohej, ajo u ngrit edhe më fuqishëm.
“Dafinë, s’je veç këngëtare e mirë, je motiv o shpirt”, përfundoi analistja, duke e vlerësuar Zeqirin jo vetëm për suksesin artistik, por edhe për mesazhin e fortë që përcjell përmes jetës dhe veprës së saj.



