Messi: Nuk e përdori ChatGPT-në

Ylli argjentinas zbulon se nuk është pjesë e botës së inteligjencës artificiale, ndërsa bashkëshortja e tij e përdor çdo ditë për receta dhe këshilla ushqimore.

Lionel Messi ka bërë një rrëfim interesant për marrëdhënien e tij me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale. Ylli i futbollit botëror ka deklaruar se nuk përdor ChatGPT dhe as mjete të tjera të AI, jo sepse është kundër tyre, por sepse nuk është futur ende në atë botë dhe nuk e ka kuptuar plotësisht funksionimin e tyre.

banner

“Nuk përdor ChatGPT… Në fakt, nuk përdor fare inteligjencë artificiale; jo sepse jam kundër saj, thjesht nuk jam futur ende në atë botë ose nuk e kam kuptuar mirë”, është shprehur Messi.

Ndërkohë, ai ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo, është shumë më e lidhur me teknologjinë moderne. Sipas Messit, Antonela e përdor ChatGPT çdo ditë, duke e pyetur për receta gatimi, ushqime dhe çështje të ndryshme të përditshme.

“Antonela është gjithë ditën në ChatGPT, e pyet për gjithçka – receta, ushqime, çdo gjë – por unë ende nuk jam futur në atë botë”, ka shtuar kapiteni i Argjentinës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.